Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Afro 1 miliard lekë janë harxhuar për ujësjellësin e ri të fshatit Troshan në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë, por 1 muaj pas përfundimit të këtij investimi thuajse gjysma e fshatit nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
Banorët e Troshanit thonë se uji në çezmat e tyre ka ardhur vetëm pak ditë dhe sipas tyre kjo ndodh, pasi investimi nuk është bërë siç duhet. Ata shprehen se do t`i dërgojnë një peticion bashkisë dhe prefekturës që të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi.
Banorë: S?ka ujë të pijshëm. Që kurse është ndërtuar ujësjellësi, ka ardhur vetëm një herë uji.
-Ka ardhur uji vetëm për 4 ditë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/u-shpenzuan-1-miliard-leke-por-banoret-e-troshanit-nuk-kane-uje/