http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja për Inovacionin Milena Harito, e sheh të pamundur aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Koha për të realizuar votimin dhe numërimin elektronik, është e pamjaftueshme, thotë ajo. Por përveç kohës së pamjaftueshme, Harito rendit arsye të tjera, se përse në garën elektorale të radhës, teknologjia nuk mundet të realizohet. Qëndrimet e artikuluara nga disa eksponentë të opozitës, për mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve, ministrja për Inovacionin i sheh të pavenda.Pak ditë më parë, përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës zhvilluan një takim me kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, si dhe ambasador të vendeve të ndryshme. Por as ai takim nuk mundi të afrojë palët, drejt një emëruesi të përbashkët për të kapërcyer diferencat rreth këtij debati, i cili po mban peng reformën zgjedhore.