LSI zbut tonet ndaj PS-së - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas akuzave të disa eksponentëve të LSI-së, për bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me trafikantë, ka reaguar edhe Ilir Meta. Sipas njoftimit për zyrës së shtypit pranë LSI-së, gjatë një takimi me strukturat partiake, Meta është shprehur se vizioni i LSI-së është zgjidhja institucionale dhe jo retorikat konfliktuale politike.?Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme. Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim.?Gjatë takimit me strukturat e Njësinë 5 në Tiranë, Meta ka vlerësuar qëndrimin pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve për Kosovën.?Përshëndes një qëndrim mjaft pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve, Mattis për Kosovën, që konfirmoi përkundër çdo lloj shqetësimi dhe paragjykimi më parë se stabiliteti dhe siguria e Kosovës është një prioritet shumë i rëndësishëm edhe për administratën e re të SHBA-ve dhe kjo është tepër pozitive duke patur në konsideratë tensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi kohët e fundit. Dhe njëkohësisht shumë e rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh, por edhe pasigurish.?Në takimin me anëtarë të LSI-së, Meta ka vlerësuar procesin e rinovimit të gjithë strukturave, proces i cili ndërmerret disa muaj para zgjedhjeve politike.