Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përplasjen mes aleatëve të koalicionit qeverisës, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ,e quan shfaqje dhe prishje pazaresh.
Ristani: Pas presionit të hapur ndërkombetar për arrestimin e Klement Balilit dhe pasi u prishën për pazarin e ditës, PS dhe LSI kanë nisur sherrin dhe shfaqjen e radhës. Ndërkohë Klement Balili, i kërkuar nga gjysma e policive të Europës, nga DEA amerikane, i konsideruar nga CNN si eskobari i ballkanit, është akoma i lirë, duke kapur peshk nga jahti i tij e duke bredhur nga dasma në dasmë.
Ristani nëpërmjet një pyetje drejtuar dy aleatëve të koalicionit, hodhi dyshime se Balili mbrohet nga kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe drejtori i transporteve të Tepelenës, Dino Selimi.
Ristani: Sot, në vend që të lozin topa djegësi me Balilin, le ti përgjigjen një pyetje të thjeshtë: A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peçi dhe një shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës???
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ristani-zbulon-se-ku-fshihet-klement-balili/