Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ilir Meta ofron si vizion të LSI zgjidhjen institucionale dhe jo përdorimin e retorikës konfliktuale politike, pak orë pas akuzave të ashpra të eksponentëve të lartë të LSI ndaj qeverisjes dhe ministrave të PS.
Përmes një qëndrimi të shpërndarë nga zyra e shtypit të LSI kjo forcë politike konfirmon angazhimin për shtet ligjor duke paralajmëruar nivele të reja, shumë të larta të sundimit të ligjit, pa elaboruar domethënien e tyre.
Meta: Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme. Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gjatë takimit me strukturat e njësisë 5 të LSI zhvilluar në kuadër të konventës zgjedhore të Tiranës, Meta ka zgjedhur të flasë për qëndrimin pozitiv të sekretarit të ri amerikan të mbrojtjes ndaj Kosovës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-vizioni-i-lsi-zgjidhja-institucionale-jo-retorikat-klonfliktuale/