Ora News – Cara përshëndet guximin e Kokës: Po tentohet manipulimi i zgjedhjeve

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti demokrat, Igli Cara, ka përshëndetur guximin e kreut të LSI në Durrës Lefter Koka, një të vërtetë që siç tha opozita e ka shprehur prej kohësh, rreth frikës së manipulimit të zgjedhjeve. Cara tha se ekzistojnë struktura të mirëorganizuara në bashkëpunim me policinë që duan të mos mbahen zgjedhje të ndershme në qershor. Si deputet për qarkun e Durrësit ka akuzuar Kryebashkiakun e Durrësit për vjedhje tenderash dhe abuzim me projektet.
Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Durrësit Igli Cara, reagoi për deklaratat e Ministrit, Lefter Koka, duke theksuar se shqetësimi për manipulimin e zgjedhjeve tashmë është evident, dhe kësaj i tremben dhe vetë partitë brenda koalicionit.
Cara thekson se ka një strukturë të mirëorganizuar për manipulimin e zgjedhjeve, dhe për këtë sipas tij janë angazhuar segmente brenda policisë së shtetit në bashkëpunim me grupe kriminale.
Igli Cara: E vlerësoj për guximin që tha disa të vërteta, por PD ka tre vite e gjysëm që artikulon çdo ditë krimin elektoral. I tërë qyteti i Durrësit në këto tre vjet e gjysëm ka pasur krim, kanabizim, trafik si ansjëherë tjetër. Kjo nuk bëhet pa mbështetjen e aktorëve kryesorë të kryeministrit Rama, Ministrit tëBrendshëm dhe kryebashkiakut Dako.
Në një intervistë për Ora News Cara theksoi se qeverisja si në nivel qëndror, ashtu edhe atë lokal ka qenë mjaft e dobët.
Ai akuzoi Kryebashkiakun e Durrësit për vjedhje tenderash dhe abuzim me projektet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cara-pershendet-guximin-e-kokes-po-tentohet-manipulimi-i-zgjedhjeve/