Ora News – 600 gjyqtarë e prokurorë deklarojnë formularët e vettingut

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njerëzit e drejtësisë duket se nuk do të presin afatin e fundit që është 31 janari, për të bërë dorezimin e formularëve që do të mundesojnë kryerjen e proçesit e vetingut. Në ditën e shtatë, numri i dorezimeve është rritur ndjeshëm duke shkuar në 600, nga 800 që janë në total.
Prej disa ditësh gjyqtarë dhe prokurorë nga i gjithë vendi po dorëzojnë tre formularët që do të shërbejne per te kryer proçesin e rivleresimit, të njohur ndryshe si vettingu.
Mësohet se deri mbremjen e se shtunës, në Inspektoriatin e Lartë te Deklarimit të Pasurive, numri i dorezimeve ka shkuar në mbi 600 formularë, ku secili nga gjyqtarët dhe prokurorët ka pershkruar te dhenat e te ardhurave gjatë viteve dhe të pasurive të krijuara, të cilat do ti nënshtrohen proçesit të kontrollit.
E njejta shifër rezulton edhe në zyrat e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, një tjetër institucion ky që merret me mbledhjen e formulareve për të dhenat ne lidhje me itegritetin profesional.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/600-gjyqtare-e-prokurore-deklarojne-formularet-e-vettingut/

Free Traffic Exchange