http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia hidhet ne sulm per te kapur te ashtuquajturin ?Eskobari i Ballkanit?. 10 banesa dhe 3 hotele janë kontrolluar gjate natës, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 11 persona, por ende nuk asnjë gjurmë e Klement Balilit. Kontrollet u kryen pas urdhrave të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohe ne operacionin ne jug te vendit janë angazhuar edhe forcat speciale te repartit RENEA. Në Stjar të Delvinës por edhe në Sarandë, policia nuk gjeti të akuzuarin e autoriteteve greke si ?Eskobari i Ballkanit?, por shoqëroi disa familjarë të tij. 11 persona mes tyre bashkëshortja, djali dhe vëllai i Klement Balilit janë marre në pyetje. Çështja Balili u shndërrua dhe ne nje problem te sigurisë kombëtare, duke shkaktuar përplasje brenda edhe vete mazhorances qeverisëse. Pak ditë më parë Kryetari i kuvendit Ilir Meta i kërkoi presidentit te Republikës Bujar Nishani te mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ne letrën drejtuar kreut te shtetit Meta argumentoi se ky hap është i domosdoshëm per t?i dhënë përgjigje shqetësimit te Shteteve te Bashkuar për mosveprimin e institucioneve. Menjëherë pas saj Presidenca njoftoi publikisht se Nishani do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Lartë të Sigurisë për rrezikshmërinë që paraqet mos arrestimi në kohë i Kelmend Balilit. Për këtë çështje reagoi dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se Balili i ka ditët e numëruara dhe shumë shpejt do të dalë para drejtësisë. Tahiri i kujtoi kreut te shtetit se nuk e mblodhi Këshilli i Sigurisë as për Lazaratin.