http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Gjirokastra nje tjetër figure e rëndësishme e Lëvizjes Socialiste per Integrim, ka sulmuar Policinë e Shtetit. Deputeti i LSI Vangjel Tavo ka lëshuar akuza te ashpra per drejtues te policisë, te cilët sipas tij po tentojnë te ndikojnë ne rezultatin e procesit zgjedhor te 18 qershorit.
?Përpjekjet e disa individëve per te ndërhyre ne procesin zgjedhor duke baltosur LSI, duke bere përpjekje me faktorë te ndryshëm per te ndikuar ne procesin zgjedhor te 18 qershorit me qellim per te ulur rezultatin, jo vetëm te LSI, por edhe forcave te tjera politike ne koalicion. Ne fakt konstatoj edhe une ne Gjirokastër nje përpjekje te Policisë se Shtetit per te ndikuar ne procesin zgjedhor.?
Tavo ka akuzuar policinë se bashkëpunon me trafikantet e ka lejuar mbjelljen e hashashit ne te gjithë territorin e Gjirokastrës, duke e gjelbëruar te gjithë zonën.
?Nuk është objekt i punës se Policisë se Shtetit as gjelbërimi i luginave e fushave siç behet sot, por është lufta ndaj këtij fenomeni e me këto duhet te merret seriozisht Policia e Shtetit dhe as me politike ashtu siç ka nje tendence te Policisë se Shtetit per te ndërhyre ne kete proces zgjedhor dhe as me elementin kriminal. Pra as me njerëzit qe jane te inkriminuar dhe qe siç e theksova e kane mbushur e kane mbushur qarkun e Gjirokastrës me gjelbërim shyqyr zotit ne te gjitha sezonet, jo vetëm ne periudhat qe gjelbërimi është normal ne fushat tona, por mbjellja e hashashit ne Gjirokastër eshte nje problematike, e cila është shume shqetësuese dhe jane te implikuar, jo vetëm ai element kriminal qe bashkëpunon me policinë qe eshte nje fenomen qe duhet te pranojmë.?
Prej disa ditësh marrëdhëniet PS-LSI brenda koalicionit janë tensionuar e asnjë prej aleateve nuk përpiqet ta fshehe. Përplasja e pare duket se ndodhi me kërkesën e Ilir Metës drejtuar presidentit Nishani per te mbledhur Këshillin e Sigurisë per Klement Balilin, nje mbledhje qe u ironizua nga ministri i brendshëm Tahiri, i cili i kujtoi kreut te shtetit se nuk e kishte thirrur këshillin as per Lazaratin. Me pas njeri pas tjetrit ministri Koka e deputeti Tavo shpërthyen me akuza ndaj Policisë se Shtetit, e cila sipas tyre bashkëpunon me trafikante.