Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ditët e fundit debati për stadiumin ?Selman Stëmasi? ka qenë në qëndër të vëmëndjes dhe pasi klubet e Tiranës dhe Partizanit gjetën konsensusin me ndërjetësimin e Bashkisë së kryeqytetit që të kuqtë të luajnë në këtë impiant duke provokuar protestën e ashpër të tifozëve të Tiranës. Ish -kapiteni i bardhebluve dhe i Partizanit, Blendi Nallbani, kërkon nga tifozët të mirëkuptojnë Presidentin dhe të jenë në mbështetje të ekipit.
Çështja e stadiumit ?Selman Stërmasi? dhe marrëveshja që klubi Tirana gjeti me Partizani me ndërjetësimin e Bashkisë provokoi një protestë të ashpër të tifozëve bardheblu.
Në lidhje me vendimin e Presidentit të Tiranës Halili për t?i hapur dyert e stadiumit të kuqve, ish-kapiteni i bardhebluve dhe gjithashtu i Partizanit, Blendi Nallbani, u shpreh në Ora Neës se duhet kuptuar zgjedhja e Presidentit, pasi është në të mirë të bizneseve të tij dhe për rrjedhojë edhe në të mirë të skuadrës.
Blendi Nallbani: Njerëzit që mbajnë sportin sot janë njerëz me biznese, janë biznesmenë. Në rradhë të parë duhet të shohin biznesin. Halili është një ndërtues i suksesshëm që merret me ndërtim dhe dashje pa dashje nuk mund t?ia thyejë dot urdhrin kryetarit të Bashkisë apo një personi tjetër. Ai sheh biznesin e vet sepse me atë biznes ai mban dhe Tiranën sot.Nuk është puna vetëm tek interesat personale, lidhen shumë gjëra. Fundja fare me lekët e bizneseve të veta mban Tiranën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bojkoti-i-tifozeve-nallbani-vendimi-i-halilit-per-partizanin-i-kuptueshem/