Ora News – Dosjet e ish-sigurimit, Nika: Shumë u zhdukën në periudhën 1989-1992

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Proçes i vonuar. Kështu e vlerëson hapjen e dosjeve të sigurimit, ish-Drejtorja e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, e cila përveç se flet për vështirësitë e Autoritetit i cili duhet të merret me mijëra faqe shkrime, thekson se shumë dosje janë zhdukur në periudhën nga rënia e murit të Berlinit deri në vitet 1992. Zonja Nika jep një fakt tmerrues lidhur me volumin e dosjeve. Në atë kohë, 1 në 3 banorë kishte një dosje të përgatitur nga Sigurimi.
Vetëm pak ditë pas nisjes së punës për hapjen e dosjeve të sigurimit, ish-Drejtorja e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, hedh akuza se një numër i madh i dosjeve janë zhdukur, dhe e gjitha kjo në pjesën më të madhe ka ndodhur në periudhën nga rënia e murit të Berlinit deri në vitet 1992.
Përveç kësaj periudhe, siç e konsideron ajo të artë për të fshirë dhe spastruar dosjet e ish-komunizmit, ish-Drejtorja e Arkivit të Shtetit Nevila Nika në një intervistë për Ora News thekson se tashmë kanë mbetur vetëm pak dosje të periudhës së kominizmit krahasuar me volumin total të atyre viteve.
Nevila Nika: Regjimi i kaluar pati kohë që nga rënia e murit të Berlinit deri në 1992 të pastronte, të hiqte, të digjte, të fuste në brumë dhe ti bënte kartonë, por dikush dhe të merrte. Shpresoj të mos ketë marrë për ti kërcënuar më vonë X, Y. Shpresoj që jo, por nuk përjashtohet as ky rast.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dosjet-e-ish-sigurimit-nika-shume-u-zhduken-ne-periudhen-1989-1992/

Free Traffic Exchange