Për herë ë parë zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ?Urdhrit të psikologut? dhe Asamblesë drejtuese të këtij urdhri.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi është shprehur se kjo është hera e parë që ky profesion rregullohet me ligj. Aktualisht në regjistrin e psikologëve janë regjistruar 872 psikologë.
Janë mbajtur sot zgjedhjet e Asamblesë së Parë të Urdhrit të Psikologut nga Komisioni i Përkohshëm, i ngritur në zbatim të Ligjit nr.40/2016 ?Për Urdhrin e Psikologut? Në procesin e parë zgjedhor janë thirrur të gjithë psikologët e regjistruar në Regjistrin e Urdhrit të Psikologut.
Nga kjo asamble zhvillohen zgjedhjet e organeve të saj drejtuese, anëtarët e këshillit kombëtar dhe presidentit të Urdhrit.
Urdhri i Psikologut, ngrihet për herë të parë në Shqipëri dhe do të rregullojë me ligj këtë profesion që gjithmonë e më shumë e më shumë po zë hapësira në shërbimet dhe komunitete.
Duke e vënë theksin tek rritja e cilësisë së Shërbimeve, ministri i MMSR Blendi Klosi deklaroi se ky votim i sotëm do ti japë fund njëherë e përgjithmonë një profesioni që funksiononte deri më sot i parregulluar me ligj.