Fabrika e çimentos në Fushë Krujë është ndotësi më i madh që vazhdon aktivitetin pa u shqetësuar nga askush.
Ndotja që shkakton kjo fabrikë që ditën që filloi punë për herë të parë e deri më sot, është e paimagjinueshme.
Sipas mjekëve në Krujë mbi 25 përqind e popullsisë së këtij rrethi vuan nga sëmundje të rënda duke filluar nga ato kancerogjene, sëmundje të mushkërive, sëmundje kardiovaskulare, të tensionit, silikozës, të frymëmarrjes, alergjive të ndryshme etj...
Ndër vite banoret e zonave përreth kanë protestuar herë pas herë por askush nuk i ka dëgjuar.
Kjo fabrikë nuk ka dëmtuar rëndë vetëm shëndetin e banorëve por gjithë bimësinë e dhe frutikulturën e fshatrave përreth.
Banoret ankohen herë pas herë edhe për vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
Banoret thonë se fëmijë e të rritur shtrohen shpesh në spital.