Ora News – RENEA operacion për kapjen e Balilit. Bashkëshortja: S’dorëzohet

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkëshortja e Klement Balilit, ka reaguar pas shoqërimit të djalit të saj, Jeton Balili nga policia.

Alma Balili tha se bashkëshorti i saj i shumëkërkuar nga policia do vijojë të qëndrojë i fshehur derisa në vend të ketë drejtësi ndërsa akuzon policinë se ka hyrë në banesë pa mandat kontrolli, dhe përveç djalit, edhe disa të afërm i kanë shoqëruar në policinë e Gjirokastrës.

Alma Balili: Në orën 04:30 minuta të mëngjesit vërshoi policia. Ishin mbi 50 forca policie, nuk jam e sigurtë, në banesën time, në banesën e vëllezërve të Klement Balilit dhe kanë kontrolluar dhe kanë marrë nga krevatet femijet që nuk besoj se janë kaq të rritur në moshë sa ti vene prangat. E kanë bërë rrugë. Që nga momenti që në Shqipëri është vendosur vettingu sepse drejtësia jonë është e korruptuar ai nuk sesi të dorëzohet."

Edhe familjarë të tjerë të afërm të Klement Balilit pohuan të njëjtën gjë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/flet-bashkeshortja-e-balilit-klementi-do-vijoje-te-rrije-i-fshehur/