Ora News – Pacientet e maternitetit të Durrësit transferohen në Tiranë

2017-04-01 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një defekt elektrik në panelin e pavionit të katit të katërt të maternitetit të Durrësit ka djegur pajisjet dhe ka paralizuar krejt operacionet.
Sipas informacioneve, rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm, pajisjet e maternitetit janë djegur pas defektit një defekti në rrjetin elektrik, duke bërë të pamundur shërbimin për pacientet që nevojitet te bejne lindje me operacion.
Në momentin e djegies së rrjetit të panelit elektrik, në këtë pavion ndodheshin katër paciente dhe foshnjet e tyre.
Por fatmirësish, stafi i martenitetit ka konstatuar menjëherë këtë defekt dhe i ka larguar menjëherë, duke i transportuer në katet e mëposhtme. Sipas drejtorit të spitalit rajonal, Alban Ramohitaj, gjithcka po shkon drejt normalizimit, ndërsa nënat që kërkojnë ndërhyrje cezariane do të dërgohen drejt martenitetit të Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-gjitha-pacientet-e-maternitetit-durres-transferohen-ne-tirane/