Gruaja e Balilit akuza policise - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Në një kohë që të gjitha strukturat ligjzbatuese janë në kërkim të Klement Balilit bashkëshortja e tij shpërthen në akuza ndaj sistemit të drejtësisë policisë por dhe politikës. Alma Balili thotë se që në orët e para të mëngjesit policia nuk bëri kontroll sic ka bërë 9 rastet e fundit por prangosi djemtë e familjes dhe i shoqëroi në komisariatin e Gjirokastrës. E pyetur nëse Balili do të dorëzohet Alma Balili deklaron se bashkëshorti i saj nuk mund të dorëzohet në këtë moment pasi drejtësia është e korruptuar. Akuza ndaj veprimeve të policisë erdhën edhe nga kunata e Klement Balilit ndërsa tha se ai ndodhet në Greqi. Në komisariatin e policisë së Gjirokastrës vijojnë të merren në pyetje vëllai dhe djali i Klement Balilit ndërsa forcat speciale por edhe krerë të policisë së shtetit janë në terren.

Free Traffic Exchange