Report TV - RENEA aksion në jug të vendit për arrestimin Kelmend Balilit

2017-04-01 3

Në kohën kur politika po zien nga debatet për çështjen e të shumëkërkuarit Kelmend Balili, Policia e Shtetit u përgjigjet me një aksion të radhës për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit për arrestimin e Kelmend Balilit i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar kontrolle mëngjesin e sotëm në Sarandë dhe Delvinë, në bizneset dhe banesat e familjarëve të Balilit.

Rreth orës 4:30 minuta të mëngjesit RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar 10 banesa në pronësi të familjes Balili si dhe 3 hotele të vendosur në Sarandë dhe Delvinë.

Ky operacion kërkim është bërë pasi policia gjatë mbajtjes nën vëzhgim të familjarëve të biznesmenit, ka vënë re lëvizje të dyshimta të tyre.

Dyshimi i policisë ka qënë se familjarët po i çonin ushqim Balilit, në një vendstrehim të fshehtë pranë njërës prej banesave të tij.

RENEA dhe FNSH kanë hyrë me shpejtësi në të gjitha banesat dhe bizneset në momentin kur anëtarët e familjes Balili ishin në gjumë. Aksioni është koordinuar nga fshati Stjarr në Delvinë ku jeton fisi i Kelment Balili deri në qytetin e Sarandës ku këta të fundit kanë disa biznese.

Nga kontrollet ende nuk është bërë i mundur arrestimi i 46-vjecarit i cili cilësohet në mediat greke si ?Eskobari i Ballkanit?.

Free Traffic Exchange