http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak dite pas vendimit te autoriteteve shqiptare për hetim ne gjendje te lire te pilotit italian Guido Guidi, avioni i te cilit u rrezua ne bregdetin e Ishmit shtatorin e vitit te kaluar, ?Corriere della Sera? shkruan se menaxheri milanez ka nisur te bashkëpunoje me drejtësinë shqiptare, madje duke publikuar emrat e bosëve shqiptare te trafikut te drogës dhe per ketë është vene ne mbrojtje nga autoritetet. Sipas prestigjiozes italiane, 68-vjeçari ka pranuar se ishte pajtuar nga trafikantet shqiptare për te transportuar droge e avionin e tij Piper nga Shqipëria ne drejtim te Lombardisë dhe se per një fluturim paguhej 20 deri ne 25 mije euro. ?Gjithçka dukej e thjeshte, por incidenti i shtatorit hodhi ne ere gjithçka,? shkruan Della Sera, duke shtuar se ne xhepat e pilotit italian autoritetet kishin zbuluar nje bllok te vogël shënimesh me emra te njohur te jetës publike shqiptare. Sipas gazetës italiane, autoritetet shqiptare nuk kane ndërmend ta lëne te lire Guidin te kthehet ne Itali, pikërisht te hetimeve qe vazhdojnë. ?Corriera della Sera? shkruan se sipas vlerësimeve te Guardia di Finances, fitimet e trafikut te drogës jane se çereku i prodhimit te brendshëm kombëtar te Shqipërisë.