SHBA s’ndryshon qasje ndaj Kosoves - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ndërsa gjithë bota sheh me ankth qëndrimet e reja te administratës Trump duket se qasja e politikes se jashtme amerikane ndaj Kosovës nuk do te ndryshoje. Garancinë e jep Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Mattis i cilit thotë se Serbia duhet te përballet me njohjen e Kosovës përpara anëtarësimit ne Bashkimin e Auropian.

?Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian, pa njohur më parë Kosovën?. ? Kështu është shprehur Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, gjatë seancës raportuese në Senatin Amerikan, përpara marrjes zyrtarisht të detyrës. Gjatë kësaj seancë pyetje përgjigje e cila ka zgjatur për më shumë se tre orë, dhe që është zbardhur në faqen a senatit amerikane, Mattis është pyetur edhe për qasjen e tij dhe të Uashingtonit për Kosovën, ku ka thënë se dialogu për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi duhet të vijojë.

James Mattis, i njohur ndryshme me pseudonimin ?qeni i tërbuar? është pyetur edhe për largimin e trupave të KFOR-it nga Kosova. Gjenerali Mattis ka thënë se largimi i trupave duhet të bëhet në përputhje me sigurinë në terren, por shton se para se kjo të ndodhë, duhet që FSK-ja të shendrrohet ne Ushtri.

Qëndrimi i sekretarit aktual të mbrojtjes në SHBA, James Mattis, u jep përfundimisht fund spekulimeve lidhur me qasjen që Uashingtoni do të mbajë ndaj Kosoves, nën presidencën e Donald Trump.

Vizion Plus zbardh seancen e plote pyetje pergjigje per Kosoven ne Senatin Amerikan, te mbajtur me 12 janar, para inagurimit të tij:

Afërsisht 650 trupa amerikane kanë mbetur në Ballkan si pjesë e KFOR-it, i cili u vendos në Kosovë në vitin 1999. Sot ka një personel prej 4.600 pjesësh nga 30 shtete të ndryshme.

Cilat janë masat, që ju mendoni se nevojitet për të reduktuar ose larguar përfundimisht trupat amerikane dhe ato në NATO-s në Kosovë?

Kosova është një shembull e asaj se çfarë ndodh kur komunitetit ndërkombëtar, i drejtuar nga SHBA-ja, zotohet të mbrojë vlerat dhe interesat e saj. Në përgjithësi, do të rekomandoja që reduktimi i trupave të shkojë në përputhje me sigurinë në terren. Por ajo që unë shoh tani është se aktualisht qëndrimi i trupave të KFOR është i domosdoshëm për të mundësuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Gjithashtu, përpara marrjes së vendimit për reduktimit të trupave do të ishte një lëvizje e mençur, mandatimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës për të ruajtur sigurinë e brendshme dhe mundësuar mbrojtjen territoriale. Kjo do të kërkonte një ndryshim të kushtetutës së Kosovës, me mbështetjen e parlamentit.

Në këndvështimin tuaj, a mund të luajë Bashkimi Europian një rol më të madh në Kosovë?

Po. Përpjekjet e BE-së janë vendimtare për zhvillimin ekonomik e politik, por edhe për stabilitetin e saj. Mendoj se ndikimi i mëtejshëm i unionit duhet të inkurajohet. Aktualisht BE-ja po luan një rol të rëndësishëm në Kosovë, veçanërisht në ndërmjetësimin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pë...