Report TV - Shkodër, mbifaturimet e OSHEE-së Bushati: Problem i qeverisë, jo i PS

2017-04-01 1

Çështja e mbifaturimeve të energjisë elektrike në dëm te qytetarëve shkodrane është një çështje e OSHEE-së dhe që ka të bëjë me qeverisjen, e jo me Partinë Socialiste.

Kjo ishte deklarata e koordinatorit të Partisë Socialiste dega Shkodër, Ditmir Bushati, që shtoi se problemi me mbifaturimet është një çështje që do të adresohet me rigorizitet të madh.

Mbledhja e Bushati me strukturat e Partisë Socialiste dega Shkodër zgjati për rreth 3 orë në selinë e kesaj partie.

Ndërsa temë kryesore e debateve ka qenë pikërisht mbifaturimet e qytetarëve shkodranë.

Anëtarë të kryesisë I kanë ngritur shqetësimet ministrit Bushati për këtë situatë te dirigjuar nga Tirana ndërsa kanë paralajmëruar se do të ndikojë tek PS në Shkodër në rezultatet e zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Free Traffic Exchange