Vetëm në dy vjet janë më shumë se pesëfishuar ankesat e qytetarëve në zyrën e komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kjo u konfirmua nga drejtuesi i kësaj zyre Besnik Dervishi i cili tha se në 2014 ishin 36 ankesa ndërsa në 2016 ato kanë shkuar në rreth 200 por sipas tij kjo nuk do të thotë se është shtuar numri i shkeljeve por ndërgjegjësimi I qytetarëve ka qenë më i lartë.
Megjithatë Dervishi thotë se ka ende probleme pasi e drejta mbrojtjes së të dhënave personale nuk është një e drejtë kushtetuese.
Duke iu referuar situatës së ankesave komisionieri për mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi tha se është rritur ndjeshëm edhe numri I masave administrative me gjobë ndaj kontrolluesve publikë e privat.
Sipas tij në 2016 janë vënë 97 gjoba ndërsa në 2014 ishin vetëm 19 masa.