Kur janë mbushur tetë muaj nga grabitja me armë e 1 milion eurove nga pista e aeroportit ?Nënë Tereza?, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të siguroj provat që identifikojnë tre autorët e këtij krimi.
Gjatë kësaj kohe hetimore janë kryer dhjetëra veprime hetimore në disa drejtim dhe mbi disa persona të dyshuar, ku tashmë prokuroria është fokusuar në tre persona të vetëm, si të dyshuarit kryesorë të grabites së 30 qershorit 2016 në pistën e aeroportit. Burimet sqaruan se tashmë tre autorët janë të identifikuar dhe se pritet vetëm arrestimi i tyre.
Por edhe për këtë pjesë, është menduar që të ndërhyhet në fshehtësi të plotë dhe operacioni të kryhet nga forcat speciale, pasi hetuesit ndruhen për një reagim me armë të personave të dyshuar si grabitës të 1 milion eurove. Për shkak se dosja ende nuk është finalizuar me arrestimin e tre të dyshuarve, prokurororia shprehet e rezervuar, lidhur me emrat e autorëve të këtij krimi.