Report TV - ‘CEZ’, Kalaj pas pazarit Berisha-CEZ për borxhin

2017-04-01 1

Zbulohen të tjera fakte dhe dokumente, të cilat e bëjnë më të qartë skemën e abuzimit me 400 milionë USD nga qeveria ?Berisha? dhe kompania çeke ?CEZ?, me anë të njohjes së borxhit të keq dhe lëvizjeve të çmimit të energjisë sipas vektorit të interesave, gjithnjë në dëm të shqiptarëve.

Në skenë shfaqet sërish sekseri Nuel Kalaj, i cili ka ndërmjetësuar privatizimin e OSSH nga CEZ, duke tërhequr më pas 7 milionë euro në Tiranë, me çanta, pa paguar taksa dhe duke i larguar nga Shqipëria.

Shqiptarja.com publikon një dokument, i cili konfirmon se Nuel Kalaj, sot në kërkim nga policia për ta sjellë me forcë për të dëshmuar në komisionin hetimor, ka rolin e tij edhe në njohjen e rritjes së nivelit të borxhit të keq CEZ-it nga qeveria ?Berisha?, duke i shkaktuar shtetit shqiptar qindra milionë euro dëm.

Free Traffic Exchange