Report TV - Vëllai i Balilit: I takon Kelmendit të dorëzohet ose jo

2017-04-01 0

Në një lidhje telefonike për Report Tv, vëllai i Kelmend Balilit, Bashkimi ka deklaruar se nuk ka informacion për vendodhjen e të vëllait dhe se vendimi për t'u dorëzua apo jo i takon Kelmendit.

''Nuk kam informacion se ku ndodhet Balili, kam një vit që nuk kam komunikuar me të. Sa i takon vendimit për t'u dorëzuar i takon Kelmendit të vendosë të dorëzohet apo jo'',-u shpreh vëllai.

Bashkim Balili deklaroi gjithashtu se nuk janë kundër kontrollove të policisë, por që të mos i trajtojnë si kriminelë dhe vrasës, pasi sipas tij ata janë njerëz të ndershëm.

''Policia të ushtrojë kontrolle, pasi është e drejta e tyre, por të mos na trajtojnë si kriminelë, pasi jemi njerëz të ndershëm dhe nuk kemi lidhje me punë të pista'',-vijoi më tej Bashkim Balili.

Familjarët e Balilit janë transportuar nga Saranda drejt Gjirokastrës për arsye sigurie, pasi i trembeshin një dekonspirimi nga Policia e Sarandës.

Sakaq informacione nga policia raportojnë se nga 11 familjarët e shoqëruar, vetëm 5 prej tyre janë ende në polici, pasi të tjerët janë lënë të lirë.

Free Traffic Exchange