Report TV - Ekspozohen pikturat e panjohura të Idromones në “Marubi”

2017-04-01 0

Piktura të panjohura të Kolë Idromenos, të paekspozuara më parë, si "Shën Pjetri e Shën Pali me katër ungjilltarët" dhe "Betimi i rremë? janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Fotografisë ?Marubi? në qytetin e Shkodrës.

Veprat kanë dalë në dritë të enjten në mbrëmje në ekspozitën me titull ?Dy Rrugët e Idromenos?.
Kuratori Adrian Paci ka çelur aktivitetin dhe ka rrëfyer motivin e ekspozitës dedikuar piktorit të shquar shqiptar Idromeno.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe personalitete te qytetit të Shkodrës, të cilët vlerësuan kontributin e Marubit në historinë e fotografisë shqiptare.
Në prani të këtyre personaliteteve drejtori i fototekës ?Marubi? gjen rastin për të kërkuar kalimin e 1300 negativëve të Kolë Idromenos nga Qendra e Studimeve Albanologjike pranë kësaj fototeke.

Kolë Idromeno të cilit i dedikohet kjo ekspozitë është një nga piktorët më të shquar dhe konsiderohet si një nga themeluesit e artit figurative shqiptar.

Free Traffic Exchange