“Shkelen të drejtat themelore të njeriut” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i drejtësisë Ylli Manjani nuk i ka kursyer kritikat ndaj paketës se ligjeve per luftën kundër korrupsionit qe janë pjese e reformës ne drejtësi. Gjate tryezës se konsultimeve për këto drafte, Manjani ka kritikuar se pari ligjin per përgjimet elektronike.?Padiskutim që organet e ndjekjes kanë të drejta që duhet ta bëjnë edhe pjesën e parandalimit edhe të përgjimit procedural por jo në banesë, jo në krevatin bashkëshortor dhe jo në tualet. Me audio dhe video thotë ligji. Kjo është një gjë krejtësisht e re dhe mund të gjykohet të lihet dhe mund të miratohet por që nga ky moment duhet të ruhemi edhe në krevatin bashkëshortor.?Ligji tjetër qe ka kritikuar ministri i drejtësisë është ai ?Për parandalimin dhe goditjen krimit të organizuar, trafikut dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese? dhe ne mënyrë specifike është ndalur tek parashikimi qe veprimtaria hetimore zhvillohet mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në indice.? Të drejtat e njeriut në këtë formulim janë tashmë në rrezik dhe kjo në këndvështrimin tonë nuk është formulimi i duhur. Në Republikën e Shqipërisë çdo shqiptar është me indicie në kurriz. Indiciet janë nga më të ndryshmet, të gjithë ngrenë gishtin kundër dikujt për diçka dhe fare mirë në qoftë se e gjithë kjo frymë që ekziston për fat të keq në shoqërinë tonë, përkthehet në instrumenta të ndjekjes penale, i bie që të gjithë të hyjmë nganjëherë në burg dhe burgu bëhet si ushtria.?Janë 27 ligje ne kuadër te reformës ne drejtësi, te cilat pritet te miratohen ne këtë sesion nga parlamenti për ta bere funksional sistemin e ri te drejtësisë.