As OSBE nuk arriti ti bëjë në një mendje partitë politike shqiptare sa i përket infrastrukturës dhe standardeve zgjedhore.
Pas tryezës së organizuar nga OSBE për këtë Reformë, palët dolën sërish me qëndrim të kundër. Arben Ristani deklaroi se OSBE nuk tha as po e as jo për votimin elektronik për shkak të kohës, ndërsa Taulant Balla u shpreh se qëndrimi për elektronikën është i qartë, është i pamundur në 5 muaj kohë.
Palët janë afër një qëndrimi të unifikuar vetëm për rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ndër prioritetet e kësaj reforme janë transparenca në financimin e partive, respektimi i kuotës gjinore si dhe ndëshkime më të ashpra për blerjen e votës.