Report TV - Përkujtimi i holokaustit, përurohet lulishtja “Të drejtë midis kombeve”

2017-04-01 1

Në përkujtim të viktimave të holokaustit, Tirana i ka vendosur sheshit pranë Universitetit Politeknik, emrin ?Të drejtët midis kombeve? si dhe ka zhvilluar konferencë shkencore me studentët në qendrën studentore.

Gjatë kësaj ditë ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati, u shpreh se është e rëndësishme që në vitin e katërt që ai vetë organizon ceremonitë përkujtimore të hebrenjve, të ruajmë kujtesën kolektive.

Nënkryetarja e bashkisë Brunilda Paskali, shprehu mirënjohjen për të 75 familjet që kanë strehuar hebrenjtë gjatë luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa konferenca shkencore e zhvilluar me përfaqësues të ambasadës së Izraelit, ministrisë së punëve të jashtme, organizatave të ndryshme dhe studentëve nxori edhe një herë në pah se dhimbja e shkaktuar nga sakrifikimi nëpërmjet djegies është një nga tmerret që ka parë njerëzimi.