Palët të ndara për teknologjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca dhe opozita mbeten ende larg njëra-tjetrës mbi aplikimin e teknologjisë në zgjedhje. As takimi që patën me Kreun e Prezencës së OSBE-së dhe ambasadorëve të vendeve të ndryshme, nuk solli asnjë rezultat. PD i qëndron bindjes së votimi dhe numërimi elektronik garanton zgjedhje të lira. Ndërsa socialistët nuk kanë dyshim, se deri më datë 18 qershor, nuk mjafton koha për votim dhe numërim elektronik. Taulant Balla, tha se Parlamenti duhet të ndërmarrë reformën zgjedhore, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR. Debati mbi votimin dhe numërimin elektronik, i përcaktuar si kusht nga opozita, po mban të mbërthyer punën e komisionit të posaçëm parlamentar. Mungesa e përfaqësuesve të opozitës, bën të pamundur mbledhjen e tij dhe vijimin e punës, për të reflektuar në ligj, ndryshimet e propozuar nga ndërkombëtarët.

Free Traffic Exchange