http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Demokratik për Integrim do te mbledhë pasditen e kesaj te premteje kryesine e partisë per te diskutuar dhe vendosur ne lidhje me formimin e qeverise se re. Burime pranë forcës politike te Ali Ahmeti i thane mediave ne Shkup se mbledhja eshte parashikuar te mbahet ne oren17:00 dhe ne te kryetari Ahmeti do t?i parashtroje bashkëpunëtoreve te tij me te afert kërkesat e dy partive maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM pas takimeve qe ka zhvilluar me liderët e tyre. Gjithnjë sipas mediave, BDI pritet te dale me nje vendim ne lidhje me koalicionet dhe me nje deklarate per shtyp. Kjo fundjave eshte përcaktuese per te mandatuarin e partisë fituese te zgjedhjeve, Nikolla Gruesvki, pasi ne datën 29 janar atij i mbaron afati 20 ditor per gjetjen e nje marreveshje per koalicionin qeveritar. Me pas, stafeta i kalon kreut te LSDM-se, Zoran Zaev. Ndërkohe, mediat ne Shkup raportojnë se ne qeverinë e re, pavarësisht koalicioneve, do te shtohet edhe nje dikaster tjeter, qe eshte ministria per marrëdhëniet ndëretnike, e cila do te drejtohet nga shqiptaret.