TIRANE-Pas afro një dekade nga prezantimi i projektit për rijetëzimin e sheshit ?Skënderbej? nga ana e kryebashkiakut të atëhershëm të Tiranës, Edi Rama, u vendos sot pllaka e parë.
Kryeministri Edi Rama si ideator i këtij projekti dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendosën sot në mënyrë simbolike pllakat e para duke shënuar dhe nisjen e fazës finale për ndërtimin e sheshit ?Skënderbej?, i konceptuar si një hapësirë publike kushtuar qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Dy gurët e parë vijnë nga Vlora dhe nga Tropoja për të manifestuar simbolikën e këtij sheshi që do të përfaqësojë të gjitha trevat shqiptare.
Rama u shpreh se me gur nga të gjitha trojet shqiptare do të thuret qilimi unikal ku do të rrinë pranë Malisheva e Konispoli.