Report TV - KED, hidhet shorti me gogla në Kuvend, ja 9 emrat që fituan

2017-04-01 0

TIRANË-Sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u organizua hedhja e shortit për përzgjedhjen e 9 anëtarëve që do të përbëjnë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, (KED). Struktura prej 9 anetarësh do të bëjë vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në bazë të tre komponentëve; verifikimi i pasurisë, lidhjes me krimin dhe aftësitë profesionale.

Hedhja e shortit u drejtua nga kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

Në këtë procedurë u përzgjodhën 9 emra mes 52 kandidatëve që morën pjesë në garë.