Trupi i një 70-vjeçari është gjetur në bregdetin e Malit të Robit mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas është mbytur ndërsa dallgët e detit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg. Nuk konstatohen shenja dhune.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.