Report TV - Infrastruktura, banorët e Torovicës me Frrokajn: Mungesë investimesh

2017-04-01 1

LEZHË-Për të shmangur migrimin e mëtejshëm dhe rrënimin e ekonomise familjare, banorët e fshatit Torovicë në Njesinë Administrative të Balldrenit në Lezhë kanë kërkuar ndihmën e bashkisë.

Ata kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun Fran Frrokaj, duke i kujtuar këtij të fundit premtimet e bëra gjatë fushates elektorale.

Problemi i Rrugës, përmbytja e tokës si dhe mungesa e shërbimeve ishin disa nga problemet e ngritura nga banoret të cilët kërkuan që t?iu jepet zgjidhje.

Kryebashkiaku Frrokaj u shpreh se rruga nacionale Balldre-Torovicë nuk është nën juridiksinonin e Bashkisë.

Ndërsa Prefekti i Lezhës Eduart Ndreca tha se shqetësimin për rrugën e Torovicës ia ka përcjellë qeverisë shqiptare.

Free Traffic Exchange