FUSHË-KRUJË-Ndotjes se lumit Ishëm nga mbetjet e ndryshme i shtohet dhe ajo e hedhjes në këtë lumë dhe në brigjet e tij e kafshëve dhe shpendëve te ngordhur siç është rasti i sotëm ku në brigjet e këtij lumi janë hedhur rreth 200 koka derrash se bashku me të brendshmet e tyre.
Kokat e derrave janë hedhur në fshatin Ura e Gjoles dhe shumica e tyre janë të matrikulluara gjë kjo që mundëson identifikimin e prejardhjes së tyre.
Ka qenë një banorë i zonës që ka zbuluar ngjarjen pasi qeni i tij i ka çuar në shtëpi një kokë derri.
Duhet theksuar se kokat janë në dekompozim e sipër e paraqesin rrezik serioz për shpërndarjen e ndonjë epidemie pasi po konsumohen e po shpërndahen gjithandej nga qentë dhe kafshët e egra.
Banorët kërkojnë nga shteti të marrë masa per parandalimin e ndonjë epidemie si dhe ndëshkimin e personave që kanë kryer këtë akt.