Ka degjeneruar në përplasje fizike mes tifozëve bardheblu dhe lojtarëve të Tiranës, vendimi i klubit për të hapur stadiumin për ekipin e Partizanit. Një grup përkrahësish nuk kanë lejuar ekipin të stërvitet në kompleksin ?Skënder Halili?, pasditen e së enjtes.
Një protestë e paralajmëruar, por që doli nga kontrolli me akte të dhunshme.
Pas goditjes së mesfushorit Gilman Lika, lojtarët e Tiranës u larguan nga kompleksi stërvitor, duke mos zhvilluar përgatitjet e radhës për ndeshjen me Teutën.
Policia shoqëroi 32 nga tifozët e pranishëm në protestën e dhunshme, për 10 prej tyre nisi procedimi në gjendje të lirë.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Klubi i Futbollit Tirana, i cili shprehet se mirëkupton tifozët, por i fton ata të ruajnë qetësinë dhe të lejojnë skuadrën të stërvitet.
Të mërkurën, presidentët e Tiranës dhe Partizanit ranë dakord në një takim, ku mori pjesë edhe Kryebashkiakau Erion Veliaj, për ta kthyer ?Selman Stërmasi? edhe në shtëpinë e Parizanit. Kjo nuk hera e parë që mbështetësit e Tiranës bllokojnë fushën, pasi në Nëntor të 2012 protestuan për rezultatet e dobëta të ekipit.
Tv Klan