Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E marta e javës së që vjen është afati i fundit i dorëzimit të formularëve për 800 gjyqtarët e prokurorët në të gjithë vendin, që do ti nënshtrohen procesit të rivlerësimit.
Orët e fundit të këtij afati duket se kanë sjellë një tension në radhët e togave te zeza dhe prokurorëve të cilët prej ditësh po merren vetëm me plotësimin e tyre.
Në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive numri çdo dite vjen në rritje e njëjta gjë ndodh edhe në zyrat e drejtorisë sigurimi të informacionit të klasifikuar DSIK si dhe në dy institucionet e tjera Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Por të dhënat e siguruara nga Ora News, flasin deri tani për një shifër relativisht të vogël të dorëzimeve krahasuar me numrin total të gjyqtarëve dhe prokuroreve.
Të paktën deri ne mesditën e se enjtes në ILDKP, ku dorëzohet formulari i deklarimit të pasurive ishin dorëzuar 180 formularë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/oret-e-fundit-te-vettingut-gjyqtaret-dhe-prokuroret-ne-ankth/