Report TV - Gripi është larguar! Simaku: Qëndroni vigjilent deri në prill

2017-04-01 0

Epidemia e gripit është larguar. Të dhënat e fundit të buletinit javor tregojnë se numri i të prekurve në një javë ka qenë nën 16 mijë të prekur.

Artan Simaku për Report Tv u shpreh se pavarësisht largimit të epidemisë, gripi do të qarkullojë deri në fillim të muajit prill.

Kjo sipas Simakut nuk duhet të ulë vigjilencën e pacinetëve kryesisht në grupet e riskut. Për këtë këshillohet vaksinimi i popullatës, edhe pse epideminë e kemi lënë pas.

Epidemia që lamë pas, e cila filloi ashpër arriti deri në mbi 22 mijë të prekur në javë. Pati një bilanc me jetë të humbura në 9 pacientë, të cilët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, mes tyre edhe një fëmijë.