http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarjet e fundit ne Kosove janë shoqëruar me deklarata radikale ne sallën e seancave plenare. Fillimisht Ben Blushi dhe me pas ish-kryeministri Sali Berisha kane bere thirrje per ndryshim kufijsh ne Ballkan e bashkim te shqiptareve, nëse ndodh shkëputja e veriut te Kosovës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar edhe me tej ne deklaratat e tij, duke bere thirrje per lufte, por shefi i diplomacisë shqiptare Bushati i ka kujtuar se ka nje tryeze ku janë ulur shqiptaret e Kosovës dhe serbet, e çështjet do te zgjidhen me dialog. Bushati ka sqaruar se Tirana zyrtare ka bere te gjitha përpjekjet ne ndihme te Kosovës dhe çështja e trenit dhe e murit ne Mitrovice është ngritur deri edhe ne mbledhjet e NATO-s.