Një natë pasi një punonjës picerie deklaroi në polici se dy persona i kishin prerë rrugën dhe e kishin grabitur, policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorët.
Dokumentimi i tre vjedhjeve me dhunë dhe arrestimi i tre personave është rezultati i një hetimi një mujor nga policia e këtij qyteti.
Në pranga kanë rënë Ilir Mhillaj, 31 ? vjeç, Vate Mhillaj, 24 ? vjeç dhe Prekë Mhillaj, 21 ? vjeç, të tre banues në Shkodër.
Tre të rinjtë janë autorë të 3 ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në periferi të qytetit të Shkodrës, në orët e vona të natës.
Më 24 Dhjetor të vitit të lam pas, ata kanë vjedhur me dhunë një person me iniciale Xh.M. Më 22 Janar është vjedhur me dhunë E.D, ndërsa një natë më parë ata vodhën me dhunë E.L.
Sipas policisë, grabitësit pasi bënin porosi në piceri të ndryshme të qytetit, iu dilnin para duke i prerë rrugën dhe të maskuar me kapuça dhe paruke, ushtronin dhunë ndaj të dëmtuarve dhe i vidhnin motorat dhe sendet personale si, celularin dhe portofolin.
Gjatë arrestimin, policia sekuestroi 1 mjet tip "Volsvagen", me targë AA086GK, 1 armë gjahu, 2 motorçikleta ?Dajang? , 6 granata, 5 ndezësa të pa montuar, 2 palë paruke,1 palë doreza plastike, 2 kapuça , 10 telefona të markave të ndryshme, 3 telefona celular ?Sony Erikson? dhe 2 ?IPhone? , 10 karta sim. /tvklan.al