Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një foshnjë dy-muajshe, prindërit e të cilës jetonin në kushte shumë të vështira ekonomiko-sociale, ka ndërruar jetë mëngjesin e të enjtes.
Sipas Policisë së Durrësit foshnja i seksit mashkull ka pasur një vdekje natyrale, por prindërit pretendojnë se ajo mund të ketë ndërruar jetë për shkak të kushteve të vështira ku jetonte.
Foshnja dyshohet të jetë ftohur gjatë fillimit të muajit janar kur temperaturat e ulëta pllakosën vendin, ndërkohë që nëna e tij lypte me të në krahë në portin e Durrësit.
Babai i foshnjës, Ermal Bajrami dhe familjarë të tij tregojnë për Ora Neës se si e gjetën të vdekur djalin në orët e para të mëngjesit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vdes-foshnja-rom-ne-durres-e-ema-e-nxirrte-ne-rruge-per-te-lypur/