Ora News – Berisha: Pranoni votën elektronike; Ruçi: Po përgatitni humbjen

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ashtu siç ka paralajmëruar, fokusi i opozitës në sesionin e fundit parlamentar do të jetë tek kërkesa për votimin elektronik.
Ish-kryeministri, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të pranojë kërkesën legjitime të partive opozitare për të bërë të mundur votimin elektronik.
Berisha gjithashtu akuzoi maxhorancën se po përdor kriminelët për të manipuluar rezultatin.
Berisha: Unë ju bëj thirrje pranoni kërkesën e të gjitha forcave politike opozitare sepse është absolutisht rruga ligjore e vetme për të mundur që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje. Në qoftë se apriori e hidhni poshtë vetëm sa bindni opozitën se zgjedhje nuk mund të ketë. Nuk e pranon se është angazhuar në një proces kriminal të lirimit të Aldo Bares, të Lul Berishës.
Kreu i grupit parlamentar i PS, Gramoz Ruci e konsideroi kërkesën e PD si kërkesë elektorale dhe se në të vërtetë, opozita nuk e do votimin elektronik dhe me këtë po përgatit alibinë e humbjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-pranoni-voten-elektronike-ruci-po-pergatitni-humbjen/