Report TV - Konkursi 'Tirana Art Fest',Veliaj:Ua kthejmë hapësirat e zaptuara të rinjve

2017-04-01 0

Pas suksesit që pati vitin e kaluar, ?Tirana Art Fest? rikthehet sërish për të dytin vit radhazi në të gjitha gjimnazet e Tiranës (publike dhe jopublike), ku të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç performojnë në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia.

I kthyer tashmë në një traditë, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë, ka nisur organizimin e ?Tirana Art Fest? që do të kontribuojë në promovimin e talenteve të reja. Audicionet e para kanë nisur në tre gjimnazet ?Ismail Qemali?, ?Partizani? dhe ?Sami Frashëri?, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në aktivitetin e zhvilluar në gjimnazin ?Sami Frashëri?, Veliaj theksoi se ky konkurs nuk është thjesht një garë, por një mundësi për të gjithë. ?Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që secili prej nesh ka një talent, ka një dhunti, e disa mund ta kenë talentin në shkencë, në çështjet e arsimit dhe në mësimdhënie. Dikush mund ta ketë në olimpiada, dikush mund të jetë i shkëlqyer në sport, por kjo është një hapësirë tjetër për të provuar veten dhe për të parë se sa vlen edhe në një fushë tjetër. Unë realisht besoj që një njeri që mban 10 përgjegjësi mund të bëjë dhe gjënë e 11-të, një njeri që s?bën dot asnjë gjë, s?bën dot dy gjëra sigurisht?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange