http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I nisi veprat e para në hapësirat e vogla të universitetit të arteve, për t?u dalluar menjëherë si artisti i telajove të mëdha e me disa shtresëzime, njëlloj si ato që gjejmë këtë javë në Galerinë e Universitetit të Arteve. Më pas, Roland Karanxha emigroi në Greqi. Për shumë vite punoi me teatrin si skenograf ndër më të mirët kërkuarit e skenës teatrale në shtetin fqinj, punë të cilën e vijoi edhe në vendlindjen e tij Korçë. Përtej Teatrit, ka braktisur edhe median postin si drejtor i TV Korçës. E gjithçka për studion e piktorit dhe për pak orë mësimi në universitetin ?Fan Noli?, çka sipas tij bëri të mundur edhe takimin me publikun e Tiranës. E ndarë në tre cikle artistike të ndryshme realizuar së fundmi nga Roland Karanxha, kjo ekspozitë ju fton në një ?Arrati Mendimi?, ashtu sikurse edhe e ka pagëzuar këtë prezantim për publikun e kryeqytetit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 31 janar.