http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Tiranës, shembi kete te enjte nje ndërtese qe shërbente si lavazh ne hyrje te Liqenit Artificial. Bashkia beri te ditur se INUV ndërhyri, per te liruar ambientet publike nga objektet pa leje. Por pronari i ndërtesës tha se veprimi ishte i paligjshëm. Ai sqaroi se kishte nje vendim te Gjykatës Administrative qe anulonte vendimin e INUV. Por punonjës te Inspektoratit Ndërtimor thane se bashkia e apeloi vendimin e shkalle se pare, dhe Gjykata e Apeli la ne fuqi vendimin per prishjen e objektit pa leje.Ndërkohë, para nisjes se aksionit te Inspektoratit, pronari beri rezistence, por u shoqërua ne polici nga forcat e rendit.