Opinion - Si do te pastrohet gjyqesori? (25 janar 2017)

2017-04-01 0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Ylli Manjani

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sonte, në studion e emisionit Opinion është shprehur në lidhje me pastrimin e gjyqësorit në vend (Vettingu), duke deklaruar se gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit shqiptar, do kalojnë në një periudhë rivlerësimi. Manjani tregoi se atyre do t?u rivlerësohet pasuria dhe kjo është arsyeja se pse ata po bëjnë deklarimin e pasurisë të imtësishëm, si asnjëherë tjetër, do t?u vlerësohet figura, si dhe aftësia profesionale. Sipas tij, vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, do realizohet nga juristë të cilët përbëjnë një strukturë prej 12 personash, pra një komision me 12 vetë, do jenë katër trupa gjykuese me nga tre anëtarë dhe mbi këtë do jetë një komision apelimi, i cili do jetë pranë Gjykatës Kushtetuese, e cila do shqyrtojë apelimet dhe jashtë këtyre do jenë dy komisionerë që do flasinë në emër të publikut, të cilët edhe këta do jenë juristë me 15 vjet përvojë.

Ylli Manjani ka komunikuar në studion e emisionit Opinion se ata gjyqtarë dhe prokurorë që nuk dorëzojnë formularin e vetting-ut, shpëtojnë por largohen nga detyra. Manjani tha nëse ata tentojnë të hyjnë dhe rezultojnë me vepër penale, do ndiqen penalisht. Ai tregoi se pavarësisht kësaj, nëse ndërkombëtarët dhe komisionerët publik dyshojnë se ka prova të reja që struktura normale nuk arriti t?i marrë, mund të kërkojnë rikthimin e çështjes. Sipas tij, ata kërkojnë që vendimi të futet në rishikim, duke realizuar edhe rrëzimin e kandidaturës, që provohet se ka shkelje. Ministri, ndër të tjera, theksoi se askush nga emrat nuk mund të gjykohet në bazë të thashethemeve, por mbi bazën e provave të vërtetuara.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar në studion e Opinion, se sistemi i drejtësisë në vend, me shumë mundësi do integrojë edhe prokurorë të rinj, të trajnuar nga amerikanët. Manjani tregoi se do ketë një qendër trajnimi e cila do ngrihet në Tiranë, ku do ketë trajnime të vazhdueshme. ?Mirëpo, për t?u realizuar një gjë e tillë, duhet të bëhet vetting-u. Sa më shpejt të bëhet ai, aq më shpejt do të bëhet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nga e cila fillojnë dhe burojnë institucionet e tjera?. Manjani theksoi se reforma në drejtësi do ketë një rol të rëndësishëm në vend, por nëse do kemi një sistem drejtësie më të drejtë se sa sot, kjo mund të jetë një pyetje shumë e thjeshtë për t?u bërë, por tepër e vështirë për t?u përgjigjur. Kjo lidhet me argumentin se e drejta është diçka shumë e madhe, por ai shpreson që kjo do luajë një rol të madh në sistemin e drejtësisë në vend.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se thirrja e Këshillit të Sigurisë, pas kërkesës së kreut të Kuvendit Ilir Meta, në lidhje me çështjen e Klement Balilit, është një rast specifik dhe i veçantë. Manjani tha se rasti është i veçantë edhe për shkak të orëve të harxhura në lidhje me h...