Lezhë - Ankohet biznesi fason: Ndërprerje dritash dhe mbifaturime nga OSHEE

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Lezhë, biznesi fason ankohet për ndërprerjet e shpeshta të energjisë dhe mbifaturimet nga OSHEE. Biznesi thotë se në këto kushte po shkojnë drejt falimentimit. Ora News kontaktoi me OSHEE në Lezhë, e cila pranoi problematikën e ndërprerjeve të shpeshta, ndërsa në lidhje me mbifaturimin, ka ftuar qytetarët të depozitojnë ankesat te Zyra për Klientin.
Mbifaturimeve të energjisë elektrike gjatë dy muajve të fundit nuk i ka shpëtuar as biznesi në Lezhë.
Nikolin Karroca, pronar i një biznesi fason ankohet se fatura e muajit dhjetor i ka ardhur dyfish me e lartë se ajo çfarë tregon matësi elektrik.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/ekonomi/ankohet-biznesi-fason-nderprerje-dritash-dhe-mbifaturime-nga-oshee/

Free Traffic Exchange