Report TV - Klosi: Administrata shqiptare gati për hapjen e negociatave me BE

2017-04-01 0

TIRANE-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka deklaruar se administrata shqiptare është gati për hapjen e negociatave të integrimit me Bashkimin Europian.

"Sot kemi një administratë që kaloi testin e BE duke qenë në të gjitha indikatorët mbi pritshmëritë.

Treguam se kemi një administratë që është e gatshme për integrimin dhe hapjen e negociatave.

Kjo betejë duhet të suportohet nga shumë të rinj dhe të reja për të përballuar sfida të panjohura, do të jetë çelësi i suksesit"deklaroi ai.

Në aktivitetin për praktikat kombëtare të punës pranë administratës publike, Klosi tha se anë punëuar 200 të rinj.

'Administrata publike ngrihet mbi meritat. Shumë të rinj kërkuan të ishin pjesë e administratës.

Është rritur besimi mes qytetarëve dhe administratës publike, vetëm aftësia dhe kualifikimi dhe qenia i denjë mund të bëjnë një administrator të lartë publik.

Të rinjtë përfituan nga konkurset. Programi që kemi realizuar ka qenë i hapur për 3 mijë poste publike për shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës dhe Diasporës.