TIRANE- Po prisnin klientët për të këmbyer 1 kg kokainë me para në qendër të kryeqytetit në rrugën ?Vllazën Huta? prangosen në flagrancë dy trafikantë dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Prej disa javësh policia e Tiranës në rrugë operative kish marrë informacion për shtetasit Gjergji Gjinaj që shihni në foto ish efektiv policie dhe Ismail Allushin.
Për këta shtetas informacioni ishte se pas dënimeve të mëparshme nga drejtësia për trafik droge e falsifikim dokumentesh ishin rikthyer aktivitetit të paligjshëm të trafikut.
Nën operacionin e koduar ?January? agjentët e antidrogës kanë ndërhyrë mbrëmjen e djegshme ku fillimisht është ndaluar Allushi si personi që siguronte drogën, kokainë dhe heroinë e më pas Gjinaj.
Ky operacion nuk ka mundur të prangos të tre trafikantët pasi 41 vjecari Arnold Kurti, zyrtar pranë drejtorisë rajonale të patentave në Tiranë u arratis.
Kurti ka mundur të largohet duke carë rrethimin e policisë dhe është larguar me automjetin e tij tip 'Audi'.