Pas shtyrjes për javën tjetër të kërkesës së PDIU për diskutimin dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Çame, Sekretarja e Përgjithshme, Mesila Doda është shprehur se nuk do të lëshojmë pe dhe se javën tjetër beson se do të miratohet.
"Sot është kërkuar që të shtyhet për javën e ardhshme, pasi nuk ka pasur komunikim mes palëve sesi do të trajtohet. Asnjë nuk ka pasur tërheqje do të futet prapë javën tjetër.
Besoj që javën tjetër do të kemi lajme të tjera. Kjo është kauza kryesore e PDIU. Nuk do të lëshojmë pe' deklaroi ajo.
Pyetjes nëse çështja që do të trajtojë komisioni është apo jo në juridiksionin e parlamentit, Doda tha se "Komisioni që do të hetojë çështjen do të marrë dëshmitarë të ngjarjes, nuk do të hetojë në tokën greke, apo në juridiksionin e gjykatave.
Do të kërkojmë marrjen e dokumenteve në arkiva. Nuk ka asnjë qellim të shkelim juridiksionin e Kushtetutës së Shqipërisë".